admin-credins, Author at Credins Invest https://credinsinvest.holizmi.com/author/admin-credins/ Investoni për të ardhmen tuaj Wed, 20 May 2026 12:40:21 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0 https://credinsinvest.holizmi.com/wp-content/uploads/2020/07/cropped-credins-invest-32x32.jpg admin-credins, Author at Credins Invest https://credinsinvest.holizmi.com/author/admin-credins/ 32 32 Njoftim për Prospektin e CREDINS PREMIUM https://credinsinvest.holizmi.com/njoftim-per-prospektin-e-credins-premium/ https://credinsinvest.holizmi.com/njoftim-per-prospektin-e-credins-premium/#respond Wed, 20 May 2026 12:36:43 +0000 https://www.credinsinvest.com/?p=8970 Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji nr. 56/2020, datë 30.04.2020 “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”, si dhe aktet nënligjore të dala nën zbatim të tij, shoqëria “Credins Invest” sh.a., ju njofton se ka kryer përditësimin e Prospektit të Fondit të Investimit me...

The post Njoftim për Prospektin e CREDINS PREMIUM appeared first on Credins Invest.

]]>
Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji nr. 56/2020, datë 30.04.2020 “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”, si dhe aktet nënligjore të dala nën zbatim të tij, shoqëria “Credins Invest” sh.a., ju njofton se ka kryer përditësimin e Prospektit të Fondit të Investimit
me pjesëmarrje të hapur, me ofertë publike “Credins Premium.
Në prospekt ndryshimet konsistojnë në përditësimin e:

  1. Seksionit “Fondet nën administrimin e shoqërisë Credins Invest sh.a.”, ku janë përditesuar të dhënat per vitin 2025;
  2. Seksionit “Të dhënat e përgjithshme të fondit / Fondi i Investimit „“Credins Premium”, ku janë përditesuar të dhënat për vitin 2025, në paragrafet 3 dhe 4, si dhe tabela që pasqyron të dhënat historike të fondit;
  3. Seksionit “Faktorët e riskut”, nënseksioni “Informacion i përgjithshëm”, paragrafi i tretë është përditësuar me informacionin mbi vlerësimet sovrane të Republikës së Shqipërisë nga agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit “Standard & Poor’s” dhe “Moody’s”;
  4. Janë kryer përditësime në Aneksin 1, të cilat konsistojnë kryesisht në përmirësime narrative dhe teknike, pa cënuar thelbin e marrëdhënieve kontraktore dhe pa sjellë ndryshime në të drejtat apo detyrimet materiale të palëve. Konkretisht, ndryshimet përfshijnë:
    – riformulime gjuhësore dhe redaktime me qëllim rritjen e qartësisë dhe koherences së tekstit kontraktor;
    – plotesime dhe saktësime të disa dispozitave për të shmangur paqartësi interpretimi;
  5. Janë shtuar Aneksi 2 dhe Aneksi 3.

 

Prospekti i plotë i Fondit të Investimit “Credins Premium” ndodhet i publikuar në faqen zyrtare të shoqërisë administruese www.credinsinvest.com.
Faleminderit,
Credins Invest

The post Njoftim për Prospektin e CREDINS PREMIUM appeared first on Credins Invest.

]]>
https://credinsinvest.holizmi.com/njoftim-per-prospektin-e-credins-premium/feed/ 0
Njoftim https://credinsinvest.holizmi.com/njoftim-4/ https://credinsinvest.holizmi.com/njoftim-4/#respond Fri, 15 May 2026 07:28:13 +0000 https://www.credinsinvest.com/?p=8963 Njoftojmë që në datat 22 Maj, 9 Qershor dhe 10 Qershor, Credins Invest sh.a., në zbatim të Rregullores nr. 198, datë 29.12.2020 “Për kualifikimin profesional dhe edukimin në vazhdim”, do të zhvillojë trajnimet me temë “Kualifikimi professional për Fondet e Pensioneve Private” për agjentin Banka Credins sha....

The post Njoftim appeared first on Credins Invest.

]]>
Njoftojmë që në datat 22 Maj, 9 Qershor dhe 10 Qershor, Credins Invest sh.a., në zbatim të Rregullores nr. 198, datë 29.12.2020 “Për kualifikimin profesional dhe edukimin në vazhdim”, do të zhvillojë trajnimet me temë “Kualifikimi professional për Fondet e Pensioneve Private” për agjentin Banka Credins sha.

 

Credins Invest,

Datë 14.05.2026

The post Njoftim appeared first on Credins Invest.

]]>
https://credinsinvest.holizmi.com/njoftim-4/feed/ 0
Njoftim për Prospektin e MASTER PENSION FUND https://credinsinvest.holizmi.com/njoftim-per-prospektin-e-master-pension-fund/ https://credinsinvest.holizmi.com/njoftim-per-prospektin-e-master-pension-fund/#respond Wed, 06 May 2026 07:09:23 +0000 https://www.credinsinvest.com/?p=8915 Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji nr. 76/2023, datë 21.09.2023 “Për Fondet e Pensionit Privat”, si dhe aktet nënligjore të dala nën zbatim të tij, shoqëria “Credins Invest” sh.a., ju njofton se ka kryer përditësimin e Prospektit të Fondit të Pensionit me...

The post Njoftim për Prospektin e MASTER PENSION FUND appeared first on Credins Invest.

]]>
Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji nr. 76/2023, datë 21.09.2023 “Për Fondet e Pensionit Privat”, si dhe aktet nënligjore të dala nën zbatim të tij, shoqëria “Credins Invest” sh.a., ju njofton se ka kryer përditësimin e Prospektit të Fondit të Pensionit me pjesëmarrje të hapur “Master Pension Fund”, miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendimin nr. 93, datë 30.06.2025.

Në prospekt ndryshimet konsistojnë në përditësimin e:

  • Të dhënave të fondeve që shoqëria ka nën administrim, seksioni 1.2;
  • Të dhënat kryesore të fondit me kthimet nga investimi për periudhën 01.08.2025-31.12.2025, seksioni 1.4;
  • Të dhënat kryesore të fondit me informacionin mbi të gjitha tarifat dhe komisionet që janë mbajtur nga aktivet e fondit, seksioni 1.4.

Prospekti i plotë i Fondit të Pensionit “Master Pension Fund” ndodhet i publikuar në faqen tonë zyrtare www.credinsinvest.com.

Faleminderit,

Credins Invest

 

Prill 2026

The post Njoftim për Prospektin e MASTER PENSION FUND appeared first on Credins Invest.

]]>
https://credinsinvest.holizmi.com/njoftim-per-prospektin-e-master-pension-fund/feed/ 0
Njoftim për Prospektin e CREDINS PENSION https://credinsinvest.holizmi.com/njoftim-per-prospektin-e-credins-pension/ https://credinsinvest.holizmi.com/njoftim-per-prospektin-e-credins-pension/#respond Wed, 06 May 2026 07:07:48 +0000 https://www.credinsinvest.com/?p=8913 Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji nr. 76/2023, datë 21.09.2023 “Për Fondet e Pensionit Privat”, si dhe aktet nënligjore të dala nën zbatim të tij, shoqëria “Credins Invest” sh.a., ju njofton se ka kryer përditësimin e Prospektit të Fondit të Pensionit me...

The post Njoftim për Prospektin e CREDINS PENSION appeared first on Credins Invest.

]]>
Në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji nr. 76/2023, datë 21.09.2023 “Për Fondet e Pensionit Privat”, si dhe aktet nënligjore të dala nën zbatim të tij, shoqëria “Credins Invest” sh.a., ju njofton se ka kryer përditësimin e Prospektit të Fondit të Pensionit me pjesëmarrje të hapur “Credins Pension”, miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendimin nr. 82, datë 21.05.2025.

Në prospekt ndryshimet konsistojnë në përditësimin e:

  • Të dhënave të fondeve që shoqëria ka nën administrim, seksioni 1.2;
  • Të dhënave historike në të cilin është reflektuar kthimi vjetor për vitin 2025, seksioni 1.3;
  • Informacion mbi të gjitha tarifat dhe komisionet që janë mbajtur nga aktivet e fondit, seksioni 1.4.

Prospekti i plotë i Fondit të Pensionit “Credins Pension” ndodhet i publikuar në faqen tonë zyrtare www.credinsinvest.com.

Faleminderit,

Credins Invest

 

Prill 2026

The post Njoftim për Prospektin e CREDINS PENSION appeared first on Credins Invest.

]]>
https://credinsinvest.holizmi.com/njoftim-per-prospektin-e-credins-pension/feed/ 0
“Sa dinë të rinjtë për paratë?” / Profesori i Ekonomisë: Ata ndodhen mes interesit për investim dhe mungesës së edukimit financiar https://credinsinvest.holizmi.com/sa-dine-te-rinjte-per-parate-profesori-i-ekonomise-ata-ndodhen-mes-interesit-per-investim-dhe-mungeses-se-edukimit-financiar/ https://credinsinvest.holizmi.com/sa-dine-te-rinjte-per-parate-profesori-i-ekonomise-ata-ndodhen-mes-interesit-per-investim-dhe-mungeses-se-edukimit-financiar/#respond Tue, 14 Apr 2026 13:25:20 +0000 https://www.credinsinvest.com/?p=8818 Episodi i 12-të dhe përmbyllës i podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” sjell në fokus një reflektim të drejtpërdrejtë mbi marrëdhënien që të rinjtë kanë sot me paratë, kursimin dhe investimin. I ftuar është Prof. Dr. Artur Ribaj, Pedagog dhe Ekspert...

The post “Sa dinë të rinjtë për paratë?” / Profesori i Ekonomisë: Ata ndodhen mes interesit për investim dhe mungesës së edukimit financiar appeared first on Credins Invest.

]]>
Episodi i 12-të dhe përmbyllës i podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” sjell në fokus një reflektim të drejtpërdrejtë mbi marrëdhënien që të rinjtë kanë sot me paratë, kursimin dhe investimin.

I ftuar është Prof. Dr. Artur Ribaj, Pedagog dhe Ekspert i tregjeve financiare, i cili, bazuar në përvojën e tij të gjatë me studentët, evidenton një paradoks të qartë: interesi për financat është rritur, por njohuritë praktike mbeten të kufizuara.

Interes i lartë, por njohuri të pakta

Sipas tij, të rinjtë tregojnë gjithnjë e më shumë kuriozitet për investimin, por shpesh orientohen drejt instrumenteve të sofistikuara dhe me risk të lartë, pa zotëruar konceptet bazë.

Ai thekson se shumë prej tyre tërhiqen nga tregjet e kriptos, duke i parë si mundësi të shpejta fitimi, ndërkohë që nuk kanë ndërtuar ende një kulturë të thjeshtë kursimi apo menaxhimi të të ardhurave.

“Nëse nuk njihen produktet bazë dhe konceptet elementare, është e vështirë të flasim për një menaxhim të shëndetshëm financiar,” shprehet Prof. Ribaj.

Kursimi si hap i parë

Prof. Ribaj nënvizon se gjithçka nis nga disiplina e përditshme financiare. Edhe me të ardhura modeste, sipas tij, individët duhet të krijojnë një kulturë kursimi.

Ai sugjeron vendosjen e rregullave të thjeshta, si ndarja e një pjese të të ardhurave për kursim, duke e parë këtë jo si sakrificë, por si një investim për të ardhmen. Në këtë kuadër, fondet e pensionit privat mbeten një alternativë e qëndrueshme, sidomos për shkak të përfitimeve afatgjata dhe avantazheve fiskale.

Edukimi financiar: një nevojë që shkon përtej individit

Profesori e konsideron mungesën e edukimit financiar si një problem të gjerë shoqëror, që nuk lidhet vetëm me të rinjtë, por edhe me sistemin arsimor dhe institucionet.

Ai thekson se iniciativat aktuale janë të pamjaftueshme dhe se nevojitet një qasje më e strukturuar, siç është Strategjia Kombëtare për Edukimin Financiar, e cila duhet të përfshijë të gjithë aktorët dhe të zbatohet në formë reale dhe të qëndrueshme për të dhënë rezultate konkrete.

Sipas Prof. Ribaj, mungesa e njohurive financiare reflektohet edhe në vendimmarrje të gabuara, si marrja e kredive për konsum afatshkurtër apo mungesa e një rezerve financiare për situata të paparashikuara.

 

Kujdes ndaj investimeve të rrezikshme

Një tjetër shqetësim që i ftuari ngre është ndikimi i rrjeteve sociale në sjelljen financiare të të rinjve. Ai paralajmëron se promovimi i investimeve me fitime të shpejta shpesh nuk mbështetet në baza të qëndrueshme ligjore apo financiare.

Në këtë drejtim, ai këshillon që të rinjtë t’u drejtohen institucioneve të licencuara dhe produkteve të rregulluara, duke shmangur ekspozimin ndaj rreziqeve të panevojshme.

Ndërtimi i besimit dhe vizionit afatgjatë

Në përmbyllje, Prof. Ribaj thekson se investimi nuk duhet parë si një hap i madh dhe i menjëhershëm, por si një proces gradual. Fillimi me shuma të vogla, testimi dhe krijimi i një objektivi të qartë janë elementë kyç për suksesin financiar.

Ai nënvizon se një shoqëri me njohuri më të mira financiare është jo vetëm më e qëndrueshme ekonomikisht, por edhe më e përgatitur për të ardhmen.

Episodin e plotë të podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” mund ta ndiqni në kanalin tonë në YouTube, si dhe çdo të premte në Radio Wave Tirana, 108 FM, në orën 17:40.

The post “Sa dinë të rinjtë për paratë?” / Profesori i Ekonomisë: Ata ndodhen mes interesit për investim dhe mungesës së edukimit financiar appeared first on Credins Invest.

]]>
https://credinsinvest.holizmi.com/sa-dine-te-rinjte-per-parate-profesori-i-ekonomise-ata-ndodhen-mes-interesit-per-investim-dhe-mungeses-se-edukimit-financiar/feed/ 0
Njoftim https://credinsinvest.holizmi.com/njoftim-3/ https://credinsinvest.holizmi.com/njoftim-3/#respond Tue, 31 Mar 2026 12:48:43 +0000 https://www.credinsinvest.com/?p=8801 Njoftojmë që duke filluar nga data 08.04.2026 deri më datë 15.05.2026, Credins Invest sh.a., në zbatim të Rregullores nr. 198, datë 29.12.2020 “Për kualifikimin profesional dhe edukimin në vazhdim”, do të zhvillojë trajnimet me temë “Edukimi në vazhdim për Fondet e Pensioneve Private” për agjentin Banka Credins...

The post Njoftim appeared first on Credins Invest.

]]>
Njoftojmë që duke filluar nga data 08.04.2026 deri më datë 15.05.2026, Credins Invest sh.a., në zbatim të Rregullores nr. 198, datë 29.12.2020 “Për kualifikimin profesional dhe edukimin në vazhdim”, do të zhvillojë trajnimet me temë “Edukimi në vazhdim për Fondet e Pensioneve Private” për agjentin Banka Credins sha.

The post Njoftim appeared first on Credins Invest.

]]>
https://credinsinvest.holizmi.com/njoftim-3/feed/ 0
Nga kursimi tek pensioni: Si e menaxhon brezi i ri paranë sot dhe a mendon për nesër? https://credinsinvest.holizmi.com/nga-kursimi-tek-pensioni-si-e-menaxhon-brezi-i-ri-parane-sot-dhe-a-mendon-per-neser/ https://credinsinvest.holizmi.com/nga-kursimi-tek-pensioni-si-e-menaxhon-brezi-i-ri-parane-sot-dhe-a-mendon-per-neser/#respond Mon, 23 Mar 2026 12:33:57 +0000 https://www.credinsinvest.com/?p=8797 Episodi i 11-të i podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” sjell në fokus raportin e të rinjve me paranë dhe po ashtu perspektivën e tyre për të një ardhme financiare të qëndrueshme. Të ftuar në këtë episod janë Megisa Shehu dhe...

The post Nga kursimi tek pensioni: Si e menaxhon brezi i ri paranë sot dhe a mendon për nesër? appeared first on Credins Invest.

]]>
Episodi i 11-të i podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” sjell në fokus raportin e të rinjve me paranë dhe po ashtu perspektivën e tyre për të një ardhme financiare të qëndrueshme.

Të ftuar në këtë episod janë Megisa Shehu dhe Korin Harizaj, studentë të vitit të tretë në degën “Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun” në Universitetin “Marin Barleti”, të cilët ndajnë eksperiencat e tyre personale me punën, sikurse qasjen që kanë për kursimin e të ardhurave.

Përvoja e hershme me punën dhe vlera e parasë

Të dy studentët theksojnë se përfshirja e hershme në tregun e punës ka qenë një faktor kyç në kuptimin e vlerës së parasë.

Ndonëse i ri në moshë, Korini rrëfen një rrugëtim interesant profesional, duke nisur nga përfshirja në biznes familjar e deri tek angazhimi aktual në media. Ai shpjegon se në një moshë të re është e vështirë të kuptohet vlera reale e parasë, por kjo ndryshon fill sapo krijohet pavarësia financiare.

Megisa ndan të njëjtin mendim, duke nënvizuar se disiplina financiare është një proces që kërkon përvojë dhe rrjedhimisht ndërgjegjësim.

Sipas Korinit, një nga sfidat më të mëdha për brezin e ri është balanca mes kursimit dhe shpenzimit, sidomos në një kohë kur shpenzimet spontane janë bërë pjesë e përditshmërisë.

Si e shohin të rinjtë pensionin?

Një nga pikat më interesante të diskutimit është se si ata e perceptojnë pensionin. Të dy studentët bien dakord se shumica e të rinjve fokusohen tek nevojat afatshkurtra dhe rrallë mendojnë për periudhën e pensionit. Korini gjithashtu shton se ekziston edhe tendenca për të rendur pas fitimit të shpejtë, duke lënë pas dore investimet afatgjata.

Fondi i pensionit privat, një investim me vlerë jo vetëm për individin

Megjithatë, si Korini, edhe Megisa, e konsiderojnë fondin e pensionit privat si një alternativë shumë të mirë për daljen në pension.  Sipas tyre, avantazhi më i madh i këtij produkti financiar është koha: sa më herët të fillojë investimi, aq më i madh është përfitimi në të ardhmen.

Mirëpo, Korini e sheh jo vetëm si një investim personal, por edhe si një kontribut në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.

Mesazhi për të rinjtë

Mesazhi që përcillet nga ky episod është i qartë: edukimi financiar duhet të nisë sa më herët, pasi ai luan një rol thelbësor në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të sigurt.

Të rinjtë inkurajohen jo vetëm të kursejnë, por edhe të kuptojnë vlerën e parasë, të planifikojnë me kujdes shpenzimet dhe të vendosin objektiva afatgjata. Duke zhvilluar këto zakone që në moshë të re, ata mësojnë të marrin vendime më të mençura financiare dhe të shmangin gabimet e zakonshme që mund të kenë pasoja në të ardhmen. Kjo qasje, i ndihmon ata të mos fokusohen vetëm tek nevojat momentale, por të mendojnë në mënyrë strategjike për mirëqenien dhe stabilitetin e tyre financiar në vitet që vijnë.

Episodin e plotë të podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” mund ta ndiqni në YouTube, si dhe çdo të premte në Radio Wave Tirana, 108 FM, në orën 17:40.

The post Nga kursimi tek pensioni: Si e menaxhon brezi i ri paranë sot dhe a mendon për nesër? appeared first on Credins Invest.

]]>
https://credinsinvest.holizmi.com/nga-kursimi-tek-pensioni-si-e-menaxhon-brezi-i-ri-parane-sot-dhe-a-mendon-per-neser/feed/ 0
RAPORTE MUJORE SHKURT 2026 https://credinsinvest.holizmi.com/raporte-mujore-shkurt-2026/ https://credinsinvest.holizmi.com/raporte-mujore-shkurt-2026/#respond Tue, 17 Mar 2026 09:56:50 +0000 https://www.credinsinvest.com/?p=8791 Ju njoftojmë që Credins Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare Raportet Mujore, Shkurt 2026 lidhur me ecurinë e fondit të investimit “Credins Premium” dhe fondit të pensionit “Credins Pension”. Për informacion më të detajuar, ju rekomandojmë të lexoni raportet e plota: Raporti Mujor Credins...

The post RAPORTE MUJORE SHKURT 2026 appeared first on Credins Invest.

]]>
Ju njoftojmë që Credins Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare Raportet Mujore, Shkurt 2026 lidhur me ecurinë e fondit të investimit “Credins Premium” dhe fondit të pensionit “Credins Pension”.

Për informacion më të detajuar, ju rekomandojmë të lexoni raportet e plota:

Raporti Mujor Credins Premium, Shkurt 2026 

Raporti Mujor Credins Pension, Shkurt 2026

Raporti Mujor Credins Master Pension, Shkurt 2026

Raporti Mujor Credins Dynamic, Shkurt 2026

The post RAPORTE MUJORE SHKURT 2026 appeared first on Credins Invest.

]]>
https://credinsinvest.holizmi.com/raporte-mujore-shkurt-2026/feed/ 0
“Ligji dhe mekanizmat që mbrojnë fondet e pensionit privat” / ish-Drejtoresha pranë AMF-së shpjegon kuadrin rregullator https://credinsinvest.holizmi.com/ligji-dhe-mekanizmat-qe-mbrojne-fondet-e-pensionit-privat-ish-drejtoresha-prane-amf-se-shpjegon-kuadrin-rregullator/ https://credinsinvest.holizmi.com/ligji-dhe-mekanizmat-qe-mbrojne-fondet-e-pensionit-privat-ish-drejtoresha-prane-amf-se-shpjegon-kuadrin-rregullator/#respond Mon, 16 Mar 2026 08:55:51 +0000 https://www.credinsinvest.com/?p=8777 Episodi i 10-të i podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” trajton një temë thelbësore për këdo që mendon të ketë një pension të dytë, krahas pensionit shtetëror: sigurinë dhe kuadrin ligjor që rregullon fondet e pensionit privat në Shqipëri. E ftuar...

The post “Ligji dhe mekanizmat që mbrojnë fondet e pensionit privat” / ish-Drejtoresha pranë AMF-së shpjegon kuadrin rregullator appeared first on Credins Invest.

]]>
Episodi i 10-të i podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” trajton një temë thelbësore për këdo që mendon të ketë një pension të dytë, krahas pensionit shtetëror: sigurinë dhe kuadrin ligjor që rregullon fondet e pensionit privat në Shqipëri.

E ftuar në këtë episod është znj. Flora Musta, ish-Drejtoreshë e Mbikëqyrjes së Tregut të Kapitalit dhe Fondeve pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), e cila shpjegon se si mbrohen konkretisht individët që kontribuojnë në një fond pensioni privat.

Kuadri ligjor dhe roli i AMF

Sipas znj. Musta, fondet e pensionit privat dhe shoqëritë administruese konsiderohen entitete financiare me interes të gjerë publik, ndaj rregullohen nga një ligj i posaçëm. Kuadri ligjor për pensionet private në Shqipëri daton që në dhjetor të vitit 2009, kur u miratua ligji që përcaktoi për herë të parë mënyrën e krijimit, licencimit dhe mbikëqyrjes së fondeve të pensionit privat.

Znj. Musta thekson se që prej asaj kohe ligji është përmirësuar vazhdimisht për t’u harmonizuar me standardet e Bashkimit Europian. Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është ligji 76/2023, i cili synon të rrisë mbrojtjen e anëtarëve dhe besimin e publikut ndaj këtij tregu.

Sipas saj, një nga risitë që solli ky ligj është përfshirja e fondeve të pensionit me pjesëmarrje të mbyllur, përveç fondeve të hapura që ekzistonin më parë, cka nënkupton se tashmë një kompani apo një shoqatë e caktuar profesionistësh mund të krijojnë një skemë ku të bëjnë pjesë vetëm punonjësit e tyre.

Ndërkohë, AMF mbetet institucioni përgjegjës për rregullimin dhe mbikëqyrjen e gjithë tregut të pensioneve private, duke përfshirë shoqëritë administruese, fondet e pensionit, depozitarët dhe agjentët që promovojnë këto produkte financiare.

Si garantohet siguria e fondeve

Sipas znj. Musta, niveli i sigurisë së fondeve mbështetet në disa mekanizma të rëndësishëm ligjorë dhe institucionalë.

Një ndër elementet kryesore është parimi i ndarjes së aseteve: asetet e fondit mbahen të ndara nga asetet e shoqërisë administruese. Ky proces monitorohet nga depozitari, zakonisht një bankë e licencuar, e cila mban regjistrin e të gjithë anëtarëve dhe ndjek punën e përditshme të shoqërisë administruese në mënyrë që të jetë në përputhje me ligjin dhe prospektin e fondit (një dokument i qartë për tiparet dhe karakteristikat e fondit).

Znj. Musta shpjegon se nëse depozitari konstaton se “urdhri” i shoqërisë administruese për të investuar në një instrument financiar është përtej kërkesave të ligjit dhe prospektit të fondit, nuk e lejon këtë gjë.

Transparenca ndaj anëtarëve

Ligji 76/2023 ka rritur gjithashtu kërkesat për transparencë. Sipas znj. Musta, shoqëritë administruese janë të detyruara t’u ofrojnë anëtarëve informacion të rregullt mbi gjendjen e llogarisë, performancën e fondit dhe kontributet e derdhura.

Ajo thekson se çdo anëtar duhet të ketë akses në llogarinë e tij për të parë vlerën e aktiveve, çmimin e kuotës dhe historikun e kontributeve të paguara, si nga vetë individi ashtu edhe nga punëdhënësi.

Kushtet ligjore për tërheqjen e kontributit

Ligji synon që fondet të përdoren kryesisht për të siguruar të ardhura në momentin e daljes në pension. Megjithatë, sipas znj. Musta, nëse një individ vendos të tërheqë fondin para kohe, ligji parashikon penalitete që varen nga koha e qëndrimit në fond.

Për shembull, sipas saj, nëse një anëtar ka kontribuar për një periudhë të gjatë, penaliteti është relativisht i ulët, ndërsa për periudha më të shkurtra penalitetet mund të jenë më të larta. Kjo bëhet për të inkurajuar individët që të qëndrojnë në fond deri në momentin e pensionit.

Episodin e plotë të podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” mund ta ndiqni në kanalin tonë në YouTube, si dhe çdo të premte në Radio Wave Tirana, 108 FM, në orën 17:40.

The post “Ligji dhe mekanizmat që mbrojnë fondet e pensionit privat” / ish-Drejtoresha pranë AMF-së shpjegon kuadrin rregullator appeared first on Credins Invest.

]]>
https://credinsinvest.holizmi.com/ligji-dhe-mekanizmat-qe-mbrojne-fondet-e-pensionit-privat-ish-drejtoresha-prane-amf-se-shpjegon-kuadrin-rregullator/feed/ 0
“Lehtësitë fiskale që e bëjnë pensionin privat një vendim të zgjuar” / Menaxherja e Financave pranë Partners Albania në një shpjegim të detajuar https://credinsinvest.holizmi.com/lehtesite-fiskale-qe-e-bejne-pensionin-privat-nje-vendim-te-zgjuar-menaxherja-e-financave-prane-partners-albania-ne-nje-shpjegim-te-detajuar/ https://credinsinvest.holizmi.com/lehtesite-fiskale-qe-e-bejne-pensionin-privat-nje-vendim-te-zgjuar-menaxherja-e-financave-prane-partners-albania-ne-nje-shpjegim-te-detajuar/#respond Tue, 10 Mar 2026 07:29:17 +0000 https://www.credinsinvest.com/?p=8763 Episodi i 9-të i podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” trajton një nga benefitet më të mëdha të fondit të pensionit privat: përfitimin fiskal si tek punonjësit, edhe tek bizneset. E ftuar në këtë episod është znj. Jetmira Hysenaj, Menaxhere Financash...

The post “Lehtësitë fiskale që e bëjnë pensionin privat një vendim të zgjuar” / Menaxherja e Financave pranë Partners Albania në një shpjegim të detajuar appeared first on Credins Invest.

]]>
Episodi i 9-të i podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” trajton një nga benefitet më të mëdha të fondit të pensionit privat: përfitimin fiskal si tek punonjësit, edhe tek bizneset.

E ftuar në këtë episod është znj. Jetmira Hysenaj, Menaxhere Financash pranë Partners Albania, e cila ndan përvojën e saj profesionale dhe shpjegon në formë të detajuar se si funksionojnë lehtësitë tatimore për kontributet në fondin e pensionit privat.

Njihuni me mënyrën

Përfitimi fiskal është një lehtësi tatimore që shteti shqiptar ua njeh individëve që kontribuojnë në një fond pensioni privat. Në praktikë, sikurse e shpjegon znj.Hysenaj, kontributi për fondin e pensionit privat zbritet nga paga bruto përpara se të llogaritet tatimi mbi të ardhurat personale. Kjo do të thotë se, duke u ulur baza e tatueshme, ulet edhe tatimi që paguan individi mbi të ardhurat e tij. Ky mekanizëm përkthehet në kursim të menjëhershëm.

Po aq i rëndësishëm është edhe përfitimi për punëdhënësit. Kontributet që biznesi paguan për punonjësit në fondin e pensionit privat njihen si shpenzim i zbritshëm për efekt të llogaritjes së tatim-fitimit, duke krijuar një avantazh fiskal dhe një formë shtesë motivimi për stafin.

Kufiri maksimal i përfitimit

Sipas legjislacionit në fuqi, përfitimi fiskal ka një limit maksimal të barabartë me pagën minimale vjetore.

Nga janari i vitit 2026, paga minimale mujore në Shqipëri është rritur nga 40,000 në 50,000 lekë të reja. Kjo do të thotë se limiti maksimal i kontributit që përfiton lehtësi fiskale është 600,000 lekë të reja në vit, si për punëmarrësin ashtu edhe për punëdhënësin.

Kontributet mund të jenë edhe më të larta se ky limit, por vetëm shuma deri në këtë nivel përfiton lehtësitë tatimore të parashikuara nga ligji.

Një element tjetër i rëndësishëm është se kontributet që punëdhënësi paguan për punonjësit nuk konsiderohen të ardhura personale për individin dhe, për rrjedhojë, përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale.

Çfarë ndodh nëse tejkalohet limiti?

Në rast se një kontribuues paguan më shumë se paga minimale mujore në fondin e pensionit, shuma që tejkalon këtë kufi tatohet sipas rregullave të zakonshme të tatimit mbi të ardhurat personale.

Tërheqja e fondeve dhe penalitetet

Ligji parashikon që fondi i pensionit mund të tërhiqet në momentin e daljes në pension ose deri në pesë vite përpara moshës ligjore të pensionit. Megjithatë, nëse një individ vendos të tërheqë fondin para kohe, humbet përfitimet fiskale të marra deri në atë moment dhe mund të përballet edhe me penalitete nga shoqëritë administruese të fondit, të cilat varen nga koha që ka kaluar nga pagesa e parë e kontributit.

Si tatohen përfitimet në pension?

Kur një individ arrin moshën e pensionit dhe zgjedh të marrë shumën e akumuluar në mënyrë periodike, kontributet e derdhura ndër vite nuk tatohen. Tatimi aplikohet vetëm mbi kthimin nga investimi (fitimin) në momentin e shpërndarjes së shumave.

Roli i punëdhënësit dhe praktika në kompani

Znj. Hysenaj thekson se kur punëdhënësi e përfshin punonjësin në skemën e pensionit privat, ka një rol të rëndësishëm në proces. Ai funksionon si agjent tatimor për deklarimin e listëpagesës dhe për zbritjen e kontributeve për fondin e pensionit. Gjithashtu, sipas asaj që parashikon ligji për tatimin mbi të adhurat personale, punëdhënësi duhet të disponojë dokumentacionin përkatës, siç është kontrata e fondit të pensionit dhe konfirmimi i pagesës, për të reflektuar saktë këtë zbritje në listëpagesë.

Episodin e plotë të podcast-it të 9-të të “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” mund ta ndiqni në kanalin tonë në YouTube si dhe çdo të premte në Radio Wave Tirana, 108 FM, ora 17:40.

The post “Lehtësitë fiskale që e bëjnë pensionin privat një vendim të zgjuar” / Menaxherja e Financave pranë Partners Albania në një shpjegim të detajuar appeared first on Credins Invest.

]]>
https://credinsinvest.holizmi.com/lehtesite-fiskale-qe-e-bejne-pensionin-privat-nje-vendim-te-zgjuar-menaxherja-e-financave-prane-partners-albania-ne-nje-shpjegim-te-detajuar/feed/ 0