Blog Archives - Credins Invest https://credinsinvest.holizmi.com/category/blog/ Investoni për të ardhmen tuaj Tue, 14 Apr 2026 13:25:20 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0 https://credinsinvest.holizmi.com/wp-content/uploads/2020/07/cropped-credins-invest-32x32.jpg Blog Archives - Credins Invest https://credinsinvest.holizmi.com/category/blog/ 32 32 “Sa dinë të rinjtë për paratë?” / Profesori i Ekonomisë: Ata ndodhen mes interesit për investim dhe mungesës së edukimit financiar https://credinsinvest.holizmi.com/sa-dine-te-rinjte-per-parate-profesori-i-ekonomise-ata-ndodhen-mes-interesit-per-investim-dhe-mungeses-se-edukimit-financiar/ https://credinsinvest.holizmi.com/sa-dine-te-rinjte-per-parate-profesori-i-ekonomise-ata-ndodhen-mes-interesit-per-investim-dhe-mungeses-se-edukimit-financiar/#respond Tue, 14 Apr 2026 13:25:20 +0000 https://www.credinsinvest.com/?p=8818 Episodi i 12-të dhe përmbyllës i podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” sjell në fokus një reflektim të drejtpërdrejtë mbi marrëdhënien që të rinjtë kanë sot me paratë, kursimin dhe investimin. I ftuar është Prof. Dr. Artur Ribaj, Pedagog dhe Ekspert...

The post “Sa dinë të rinjtë për paratë?” / Profesori i Ekonomisë: Ata ndodhen mes interesit për investim dhe mungesës së edukimit financiar appeared first on Credins Invest.

]]>
Episodi i 12-të dhe përmbyllës i podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” sjell në fokus një reflektim të drejtpërdrejtë mbi marrëdhënien që të rinjtë kanë sot me paratë, kursimin dhe investimin.

I ftuar është Prof. Dr. Artur Ribaj, Pedagog dhe Ekspert i tregjeve financiare, i cili, bazuar në përvojën e tij të gjatë me studentët, evidenton një paradoks të qartë: interesi për financat është rritur, por njohuritë praktike mbeten të kufizuara.

Interes i lartë, por njohuri të pakta

Sipas tij, të rinjtë tregojnë gjithnjë e më shumë kuriozitet për investimin, por shpesh orientohen drejt instrumenteve të sofistikuara dhe me risk të lartë, pa zotëruar konceptet bazë.

Ai thekson se shumë prej tyre tërhiqen nga tregjet e kriptos, duke i parë si mundësi të shpejta fitimi, ndërkohë që nuk kanë ndërtuar ende një kulturë të thjeshtë kursimi apo menaxhimi të të ardhurave.

“Nëse nuk njihen produktet bazë dhe konceptet elementare, është e vështirë të flasim për një menaxhim të shëndetshëm financiar,” shprehet Prof. Ribaj.

Kursimi si hap i parë

Prof. Ribaj nënvizon se gjithçka nis nga disiplina e përditshme financiare. Edhe me të ardhura modeste, sipas tij, individët duhet të krijojnë një kulturë kursimi.

Ai sugjeron vendosjen e rregullave të thjeshta, si ndarja e një pjese të të ardhurave për kursim, duke e parë këtë jo si sakrificë, por si një investim për të ardhmen. Në këtë kuadër, fondet e pensionit privat mbeten një alternativë e qëndrueshme, sidomos për shkak të përfitimeve afatgjata dhe avantazheve fiskale.

Edukimi financiar: një nevojë që shkon përtej individit

Profesori e konsideron mungesën e edukimit financiar si një problem të gjerë shoqëror, që nuk lidhet vetëm me të rinjtë, por edhe me sistemin arsimor dhe institucionet.

Ai thekson se iniciativat aktuale janë të pamjaftueshme dhe se nevojitet një qasje më e strukturuar, siç është Strategjia Kombëtare për Edukimin Financiar, e cila duhet të përfshijë të gjithë aktorët dhe të zbatohet në formë reale dhe të qëndrueshme për të dhënë rezultate konkrete.

Sipas Prof. Ribaj, mungesa e njohurive financiare reflektohet edhe në vendimmarrje të gabuara, si marrja e kredive për konsum afatshkurtër apo mungesa e një rezerve financiare për situata të paparashikuara.

 

Kujdes ndaj investimeve të rrezikshme

Një tjetër shqetësim që i ftuari ngre është ndikimi i rrjeteve sociale në sjelljen financiare të të rinjve. Ai paralajmëron se promovimi i investimeve me fitime të shpejta shpesh nuk mbështetet në baza të qëndrueshme ligjore apo financiare.

Në këtë drejtim, ai këshillon që të rinjtë t’u drejtohen institucioneve të licencuara dhe produkteve të rregulluara, duke shmangur ekspozimin ndaj rreziqeve të panevojshme.

Ndërtimi i besimit dhe vizionit afatgjatë

Në përmbyllje, Prof. Ribaj thekson se investimi nuk duhet parë si një hap i madh dhe i menjëhershëm, por si një proces gradual. Fillimi me shuma të vogla, testimi dhe krijimi i një objektivi të qartë janë elementë kyç për suksesin financiar.

Ai nënvizon se një shoqëri me njohuri më të mira financiare është jo vetëm më e qëndrueshme ekonomikisht, por edhe më e përgatitur për të ardhmen.

Episodin e plotë të podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” mund ta ndiqni në kanalin tonë në YouTube, si dhe çdo të premte në Radio Wave Tirana, 108 FM, në orën 17:40.

The post “Sa dinë të rinjtë për paratë?” / Profesori i Ekonomisë: Ata ndodhen mes interesit për investim dhe mungesës së edukimit financiar appeared first on Credins Invest.

]]>
https://credinsinvest.holizmi.com/sa-dine-te-rinjte-per-parate-profesori-i-ekonomise-ata-ndodhen-mes-interesit-per-investim-dhe-mungeses-se-edukimit-financiar/feed/ 0
Nga kursimi tek pensioni: Si e menaxhon brezi i ri paranë sot dhe a mendon për nesër? https://credinsinvest.holizmi.com/nga-kursimi-tek-pensioni-si-e-menaxhon-brezi-i-ri-parane-sot-dhe-a-mendon-per-neser/ https://credinsinvest.holizmi.com/nga-kursimi-tek-pensioni-si-e-menaxhon-brezi-i-ri-parane-sot-dhe-a-mendon-per-neser/#respond Mon, 23 Mar 2026 12:33:57 +0000 https://www.credinsinvest.com/?p=8797 Episodi i 11-të i podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” sjell në fokus raportin e të rinjve me paranë dhe po ashtu perspektivën e tyre për të një ardhme financiare të qëndrueshme. Të ftuar në këtë episod janë Megisa Shehu dhe...

The post Nga kursimi tek pensioni: Si e menaxhon brezi i ri paranë sot dhe a mendon për nesër? appeared first on Credins Invest.

]]>
Episodi i 11-të i podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” sjell në fokus raportin e të rinjve me paranë dhe po ashtu perspektivën e tyre për të një ardhme financiare të qëndrueshme.

Të ftuar në këtë episod janë Megisa Shehu dhe Korin Harizaj, studentë të vitit të tretë në degën “Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun” në Universitetin “Marin Barleti”, të cilët ndajnë eksperiencat e tyre personale me punën, sikurse qasjen që kanë për kursimin e të ardhurave.

Përvoja e hershme me punën dhe vlera e parasë

Të dy studentët theksojnë se përfshirja e hershme në tregun e punës ka qenë një faktor kyç në kuptimin e vlerës së parasë.

Ndonëse i ri në moshë, Korini rrëfen një rrugëtim interesant profesional, duke nisur nga përfshirja në biznes familjar e deri tek angazhimi aktual në media. Ai shpjegon se në një moshë të re është e vështirë të kuptohet vlera reale e parasë, por kjo ndryshon fill sapo krijohet pavarësia financiare.

Megisa ndan të njëjtin mendim, duke nënvizuar se disiplina financiare është një proces që kërkon përvojë dhe rrjedhimisht ndërgjegjësim.

Sipas Korinit, një nga sfidat më të mëdha për brezin e ri është balanca mes kursimit dhe shpenzimit, sidomos në një kohë kur shpenzimet spontane janë bërë pjesë e përditshmërisë.

Si e shohin të rinjtë pensionin?

Një nga pikat më interesante të diskutimit është se si ata e perceptojnë pensionin. Të dy studentët bien dakord se shumica e të rinjve fokusohen tek nevojat afatshkurtra dhe rrallë mendojnë për periudhën e pensionit. Korini gjithashtu shton se ekziston edhe tendenca për të rendur pas fitimit të shpejtë, duke lënë pas dore investimet afatgjata.

Fondi i pensionit privat, një investim me vlerë jo vetëm për individin

Megjithatë, si Korini, edhe Megisa, e konsiderojnë fondin e pensionit privat si një alternativë shumë të mirë për daljen në pension.  Sipas tyre, avantazhi më i madh i këtij produkti financiar është koha: sa më herët të fillojë investimi, aq më i madh është përfitimi në të ardhmen.

Mirëpo, Korini e sheh jo vetëm si një investim personal, por edhe si një kontribut në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.

Mesazhi për të rinjtë

Mesazhi që përcillet nga ky episod është i qartë: edukimi financiar duhet të nisë sa më herët, pasi ai luan një rol thelbësor në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të sigurt.

Të rinjtë inkurajohen jo vetëm të kursejnë, por edhe të kuptojnë vlerën e parasë, të planifikojnë me kujdes shpenzimet dhe të vendosin objektiva afatgjata. Duke zhvilluar këto zakone që në moshë të re, ata mësojnë të marrin vendime më të mençura financiare dhe të shmangin gabimet e zakonshme që mund të kenë pasoja në të ardhmen. Kjo qasje, i ndihmon ata të mos fokusohen vetëm tek nevojat momentale, por të mendojnë në mënyrë strategjike për mirëqenien dhe stabilitetin e tyre financiar në vitet që vijnë.

Episodin e plotë të podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” mund ta ndiqni në YouTube, si dhe çdo të premte në Radio Wave Tirana, 108 FM, në orën 17:40.

The post Nga kursimi tek pensioni: Si e menaxhon brezi i ri paranë sot dhe a mendon për nesër? appeared first on Credins Invest.

]]>
https://credinsinvest.holizmi.com/nga-kursimi-tek-pensioni-si-e-menaxhon-brezi-i-ri-parane-sot-dhe-a-mendon-per-neser/feed/ 0
RAPORTE MUJORE SHKURT 2026 https://credinsinvest.holizmi.com/raporte-mujore-shkurt-2026/ https://credinsinvest.holizmi.com/raporte-mujore-shkurt-2026/#respond Tue, 17 Mar 2026 09:56:50 +0000 https://www.credinsinvest.com/?p=8791 Ju njoftojmë që Credins Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare Raportet Mujore, Shkurt 2026 lidhur me ecurinë e fondit të investimit “Credins Premium” dhe fondit të pensionit “Credins Pension”. Për informacion më të detajuar, ju rekomandojmë të lexoni raportet e plota: Raporti Mujor Credins...

The post RAPORTE MUJORE SHKURT 2026 appeared first on Credins Invest.

]]>
Ju njoftojmë që Credins Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare Raportet Mujore, Shkurt 2026 lidhur me ecurinë e fondit të investimit “Credins Premium” dhe fondit të pensionit “Credins Pension”.

Për informacion më të detajuar, ju rekomandojmë të lexoni raportet e plota:

Raporti Mujor Credins Premium, Shkurt 2026 

Raporti Mujor Credins Pension, Shkurt 2026

Raporti Mujor Credins Master Pension, Shkurt 2026

Raporti Mujor Credins Dynamic, Shkurt 2026

The post RAPORTE MUJORE SHKURT 2026 appeared first on Credins Invest.

]]>
https://credinsinvest.holizmi.com/raporte-mujore-shkurt-2026/feed/ 0
“Ligji dhe mekanizmat që mbrojnë fondet e pensionit privat” / ish-Drejtoresha pranë AMF-së shpjegon kuadrin rregullator https://credinsinvest.holizmi.com/ligji-dhe-mekanizmat-qe-mbrojne-fondet-e-pensionit-privat-ish-drejtoresha-prane-amf-se-shpjegon-kuadrin-rregullator/ https://credinsinvest.holizmi.com/ligji-dhe-mekanizmat-qe-mbrojne-fondet-e-pensionit-privat-ish-drejtoresha-prane-amf-se-shpjegon-kuadrin-rregullator/#respond Mon, 16 Mar 2026 08:55:51 +0000 https://www.credinsinvest.com/?p=8777 Episodi i 10-të i podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” trajton një temë thelbësore për këdo që mendon të ketë një pension të dytë, krahas pensionit shtetëror: sigurinë dhe kuadrin ligjor që rregullon fondet e pensionit privat në Shqipëri. E ftuar...

The post “Ligji dhe mekanizmat që mbrojnë fondet e pensionit privat” / ish-Drejtoresha pranë AMF-së shpjegon kuadrin rregullator appeared first on Credins Invest.

]]>
Episodi i 10-të i podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” trajton një temë thelbësore për këdo që mendon të ketë një pension të dytë, krahas pensionit shtetëror: sigurinë dhe kuadrin ligjor që rregullon fondet e pensionit privat në Shqipëri.

E ftuar në këtë episod është znj. Flora Musta, ish-Drejtoreshë e Mbikëqyrjes së Tregut të Kapitalit dhe Fondeve pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), e cila shpjegon se si mbrohen konkretisht individët që kontribuojnë në një fond pensioni privat.

Kuadri ligjor dhe roli i AMF

Sipas znj. Musta, fondet e pensionit privat dhe shoqëritë administruese konsiderohen entitete financiare me interes të gjerë publik, ndaj rregullohen nga një ligj i posaçëm. Kuadri ligjor për pensionet private në Shqipëri daton që në dhjetor të vitit 2009, kur u miratua ligji që përcaktoi për herë të parë mënyrën e krijimit, licencimit dhe mbikëqyrjes së fondeve të pensionit privat.

Znj. Musta thekson se që prej asaj kohe ligji është përmirësuar vazhdimisht për t’u harmonizuar me standardet e Bashkimit Europian. Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është ligji 76/2023, i cili synon të rrisë mbrojtjen e anëtarëve dhe besimin e publikut ndaj këtij tregu.

Sipas saj, një nga risitë që solli ky ligj është përfshirja e fondeve të pensionit me pjesëmarrje të mbyllur, përveç fondeve të hapura që ekzistonin më parë, cka nënkupton se tashmë një kompani apo një shoqatë e caktuar profesionistësh mund të krijojnë një skemë ku të bëjnë pjesë vetëm punonjësit e tyre.

Ndërkohë, AMF mbetet institucioni përgjegjës për rregullimin dhe mbikëqyrjen e gjithë tregut të pensioneve private, duke përfshirë shoqëritë administruese, fondet e pensionit, depozitarët dhe agjentët që promovojnë këto produkte financiare.

Si garantohet siguria e fondeve

Sipas znj. Musta, niveli i sigurisë së fondeve mbështetet në disa mekanizma të rëndësishëm ligjorë dhe institucionalë.

Një ndër elementet kryesore është parimi i ndarjes së aseteve: asetet e fondit mbahen të ndara nga asetet e shoqërisë administruese. Ky proces monitorohet nga depozitari, zakonisht një bankë e licencuar, e cila mban regjistrin e të gjithë anëtarëve dhe ndjek punën e përditshme të shoqërisë administruese në mënyrë që të jetë në përputhje me ligjin dhe prospektin e fondit (një dokument i qartë për tiparet dhe karakteristikat e fondit).

Znj. Musta shpjegon se nëse depozitari konstaton se “urdhri” i shoqërisë administruese për të investuar në një instrument financiar është përtej kërkesave të ligjit dhe prospektit të fondit, nuk e lejon këtë gjë.

Transparenca ndaj anëtarëve

Ligji 76/2023 ka rritur gjithashtu kërkesat për transparencë. Sipas znj. Musta, shoqëritë administruese janë të detyruara t’u ofrojnë anëtarëve informacion të rregullt mbi gjendjen e llogarisë, performancën e fondit dhe kontributet e derdhura.

Ajo thekson se çdo anëtar duhet të ketë akses në llogarinë e tij për të parë vlerën e aktiveve, çmimin e kuotës dhe historikun e kontributeve të paguara, si nga vetë individi ashtu edhe nga punëdhënësi.

Kushtet ligjore për tërheqjen e kontributit

Ligji synon që fondet të përdoren kryesisht për të siguruar të ardhura në momentin e daljes në pension. Megjithatë, sipas znj. Musta, nëse një individ vendos të tërheqë fondin para kohe, ligji parashikon penalitete që varen nga koha e qëndrimit në fond.

Për shembull, sipas saj, nëse një anëtar ka kontribuar për një periudhë të gjatë, penaliteti është relativisht i ulët, ndërsa për periudha më të shkurtra penalitetet mund të jenë më të larta. Kjo bëhet për të inkurajuar individët që të qëndrojnë në fond deri në momentin e pensionit.

Episodin e plotë të podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” mund ta ndiqni në kanalin tonë në YouTube, si dhe çdo të premte në Radio Wave Tirana, 108 FM, në orën 17:40.

The post “Ligji dhe mekanizmat që mbrojnë fondet e pensionit privat” / ish-Drejtoresha pranë AMF-së shpjegon kuadrin rregullator appeared first on Credins Invest.

]]>
https://credinsinvest.holizmi.com/ligji-dhe-mekanizmat-qe-mbrojne-fondet-e-pensionit-privat-ish-drejtoresha-prane-amf-se-shpjegon-kuadrin-rregullator/feed/ 0
“Lehtësitë fiskale që e bëjnë pensionin privat një vendim të zgjuar” / Menaxherja e Financave pranë Partners Albania në një shpjegim të detajuar https://credinsinvest.holizmi.com/lehtesite-fiskale-qe-e-bejne-pensionin-privat-nje-vendim-te-zgjuar-menaxherja-e-financave-prane-partners-albania-ne-nje-shpjegim-te-detajuar/ https://credinsinvest.holizmi.com/lehtesite-fiskale-qe-e-bejne-pensionin-privat-nje-vendim-te-zgjuar-menaxherja-e-financave-prane-partners-albania-ne-nje-shpjegim-te-detajuar/#respond Tue, 10 Mar 2026 07:29:17 +0000 https://www.credinsinvest.com/?p=8763 Episodi i 9-të i podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” trajton një nga benefitet më të mëdha të fondit të pensionit privat: përfitimin fiskal si tek punonjësit, edhe tek bizneset. E ftuar në këtë episod është znj. Jetmira Hysenaj, Menaxhere Financash...

The post “Lehtësitë fiskale që e bëjnë pensionin privat një vendim të zgjuar” / Menaxherja e Financave pranë Partners Albania në një shpjegim të detajuar appeared first on Credins Invest.

]]>
Episodi i 9-të i podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” trajton një nga benefitet më të mëdha të fondit të pensionit privat: përfitimin fiskal si tek punonjësit, edhe tek bizneset.

E ftuar në këtë episod është znj. Jetmira Hysenaj, Menaxhere Financash pranë Partners Albania, e cila ndan përvojën e saj profesionale dhe shpjegon në formë të detajuar se si funksionojnë lehtësitë tatimore për kontributet në fondin e pensionit privat.

Njihuni me mënyrën

Përfitimi fiskal është një lehtësi tatimore që shteti shqiptar ua njeh individëve që kontribuojnë në një fond pensioni privat. Në praktikë, sikurse e shpjegon znj.Hysenaj, kontributi për fondin e pensionit privat zbritet nga paga bruto përpara se të llogaritet tatimi mbi të ardhurat personale. Kjo do të thotë se, duke u ulur baza e tatueshme, ulet edhe tatimi që paguan individi mbi të ardhurat e tij. Ky mekanizëm përkthehet në kursim të menjëhershëm.

Po aq i rëndësishëm është edhe përfitimi për punëdhënësit. Kontributet që biznesi paguan për punonjësit në fondin e pensionit privat njihen si shpenzim i zbritshëm për efekt të llogaritjes së tatim-fitimit, duke krijuar një avantazh fiskal dhe një formë shtesë motivimi për stafin.

Kufiri maksimal i përfitimit

Sipas legjislacionit në fuqi, përfitimi fiskal ka një limit maksimal të barabartë me pagën minimale vjetore.

Nga janari i vitit 2026, paga minimale mujore në Shqipëri është rritur nga 40,000 në 50,000 lekë të reja. Kjo do të thotë se limiti maksimal i kontributit që përfiton lehtësi fiskale është 600,000 lekë të reja në vit, si për punëmarrësin ashtu edhe për punëdhënësin.

Kontributet mund të jenë edhe më të larta se ky limit, por vetëm shuma deri në këtë nivel përfiton lehtësitë tatimore të parashikuara nga ligji.

Një element tjetër i rëndësishëm është se kontributet që punëdhënësi paguan për punonjësit nuk konsiderohen të ardhura personale për individin dhe, për rrjedhojë, përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale.

Çfarë ndodh nëse tejkalohet limiti?

Në rast se një kontribuues paguan më shumë se paga minimale mujore në fondin e pensionit, shuma që tejkalon këtë kufi tatohet sipas rregullave të zakonshme të tatimit mbi të ardhurat personale.

Tërheqja e fondeve dhe penalitetet

Ligji parashikon që fondi i pensionit mund të tërhiqet në momentin e daljes në pension ose deri në pesë vite përpara moshës ligjore të pensionit. Megjithatë, nëse një individ vendos të tërheqë fondin para kohe, humbet përfitimet fiskale të marra deri në atë moment dhe mund të përballet edhe me penalitete nga shoqëritë administruese të fondit, të cilat varen nga koha që ka kaluar nga pagesa e parë e kontributit.

Si tatohen përfitimet në pension?

Kur një individ arrin moshën e pensionit dhe zgjedh të marrë shumën e akumuluar në mënyrë periodike, kontributet e derdhura ndër vite nuk tatohen. Tatimi aplikohet vetëm mbi kthimin nga investimi (fitimin) në momentin e shpërndarjes së shumave.

Roli i punëdhënësit dhe praktika në kompani

Znj. Hysenaj thekson se kur punëdhënësi e përfshin punonjësin në skemën e pensionit privat, ka një rol të rëndësishëm në proces. Ai funksionon si agjent tatimor për deklarimin e listëpagesës dhe për zbritjen e kontributeve për fondin e pensionit. Gjithashtu, sipas asaj që parashikon ligji për tatimin mbi të adhurat personale, punëdhënësi duhet të disponojë dokumentacionin përkatës, siç është kontrata e fondit të pensionit dhe konfirmimi i pagesës, për të reflektuar saktë këtë zbritje në listëpagesë.

Episodin e plotë të podcast-it të 9-të të “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” mund ta ndiqni në kanalin tonë në YouTube si dhe çdo të premte në Radio Wave Tirana, 108 FM, ora 17:40.

The post “Lehtësitë fiskale që e bëjnë pensionin privat një vendim të zgjuar” / Menaxherja e Financave pranë Partners Albania në një shpjegim të detajuar appeared first on Credins Invest.

]]>
https://credinsinvest.holizmi.com/lehtesite-fiskale-qe-e-bejne-pensionin-privat-nje-vendim-te-zgjuar-menaxherja-e-financave-prane-partners-albania-ne-nje-shpjegim-te-detajuar/feed/ 0
“Investo sot për një pension më dinjitoz nesër” / Mesazhi i Përgjegjëses së Marrëdhënieve me Klientët pranë Credins Invest https://credinsinvest.holizmi.com/investo-sot-per-nje-pension-me-dinjitoz-neser-mesazhi-i-pergjegjeses-se-marredhenieve-me-klientet-prane-credins-invest/ https://credinsinvest.holizmi.com/investo-sot-per-nje-pension-me-dinjitoz-neser-mesazhi-i-pergjegjeses-se-marredhenieve-me-klientet-prane-credins-invest/#respond Tue, 03 Mar 2026 13:27:01 +0000 https://www.credinsinvest.com/?p=8750 Episodi i 8-të i podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” trajton rëndësinë e kursimit që në moshë të re dhe ndryshimet mes pensionit privat dhe atij shtetëror; nevojën e madhe për të patur të ardhura ekstra, krahas të ardhurave të përftuara...

The post “Investo sot për një pension më dinjitoz nesër” / Mesazhi i Përgjegjëses së Marrëdhënieve me Klientët pranë Credins Invest appeared first on Credins Invest.

]]>
Episodi i 8-të i podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” trajton rëndësinë e kursimit që në moshë të re dhe ndryshimet mes pensionit privat dhe atij shtetëror; nevojën e madhe për të patur të ardhura ekstra, krahas të ardhurave të përftuara nga pensioni shtetëror.

E ftuar në këtë episod është znj. Entela Lani, Përgjegjëse e Njësisë së Marrëdhënies me Klientët pranë Credins Invest.  Ajo shpjegon avantazhet konkrete të fondit të pensionit privat, duke e cilësuar atë jo vetëm si një instrument financiar, por edhe si një mbështetje sociale për të ardhmen.

Znj. Lani tregon se është vetë pjesë e fondit prej 14 vitesh, falë një iniciative të ish-punëdhënësit të saj. Ajo kujton se dikur informacioni për pensionet private ishte i kufizuar dhe njerëzit ishin skeptikë. Sot, sipas saj, informacioni është më i aksesueshëm dhe ndërgjegjësimi financiar është rritur, megjithatë sfida kryesore mbetet ndërtimi i besimit.

Pse është i rëndësishëm pensioni privat?

Ndryshe nga pensioni shtetëror, fondi i pensionit privat:

  • Shton të ardhurat pas daljes në pension
  • Ndihmon në ruajtjen e standardit të jetesës
  • Ofron më shumë siguri financiare
  • Është i trashëgueshëm

Përfitimi fiskal, një avantazh i menjëhershëm

Një nga përfitimet kryesore është lehtësia fiskale. Për individët, kontributi në fondin e pensionit vullnetar zbritet nga paga bruto për efekt tatimi, duke sjellë kursim të menjëhershëm. Edhe për punëdhënësit ka përfitim: kontributet për punonjësit njihen si shpenzim i zbritshëm, duke krijuar avantazh fiskal dhe njëkohësisht një formë motivimi për stafin.

Fuqia e kohës dhe interesit të përbërë

Znj. Lani thekson se koha është faktori më i rëndësishëm. Sa më herët të nisë kursimi, aq më i madh është rezultati në fund. Falë interesit të përbërë, fitimi llogaritet jo vetëm mbi shumën e investuar, por edhe mbi interesin e grumbulluar ndër vite. Kjo krijon një rritje progresive të kapitalit. Edhe pasi fillon të marrë pensionin, shuma e mbetur vazhdon të investohet dhe të gjenerojë interesa.

Dy persona, dy zgjedhje, dy rezultate

Përgjatë podcast-it, Znj. Lani sjell vazhdimisht shembuj dhe një prej tyre është ajo e dy personave me mosha përkatësisht 25 dhe 45 vjeç, të cilët vendosin të kursejnë.  Ajo thekson se diferenca 20-vjeçare mes tyre përkthehet në një diferencë të madhe në kapitalin përfundimtar, pikërisht për shkak të kohës dhe interesit të përbërë. Mesazhi është i qartë: edhe kontributet e vogla, kur nisin herët, bëjnë një ndryshim të madh në të ardhmen.

Në përfundim, Znj. Lani thekson se fondi i pensionit privat nuk është thjesht një produkt financiar, por një strategji personale për siguri, dinjitet dhe cilësi jete në moshën e tretë.

Episodin e plotë të podcast-it të 8-të të “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!” mund ta ndiqni në kanalin tonë në YouTube si dhe çdo të premte në Radio Wave Tirana, 108 FM, ora 17:40.

The post “Investo sot për një pension më dinjitoz nesër” / Mesazhi i Përgjegjëses së Marrëdhënieve me Klientët pranë Credins Invest appeared first on Credins Invest.

]]>
https://credinsinvest.holizmi.com/investo-sot-per-nje-pension-me-dinjitoz-neser-mesazhi-i-pergjegjeses-se-marredhenieve-me-klientet-prane-credins-invest/feed/ 0
“Sa më herët të kursesh, aq më i madh është fitimi” / Mesazhi i Albana Bodes, Asistent Drejtore e Degës pranë Credins Bank, për të gjithë ata që e shohin pensionin larg https://credinsinvest.holizmi.com/sa-me-heret-te-kursesh-aq-me-i-madh-eshte-fitimi-mesazhi-i-albana-bodes-asistent-drejtore-e-deges-prane-credins-bank-per-te-gjithe-ata-qe-e-shohin-pensionin-larg/ https://credinsinvest.holizmi.com/sa-me-heret-te-kursesh-aq-me-i-madh-eshte-fitimi-mesazhi-i-albana-bodes-asistent-drejtore-e-deges-prane-credins-bank-per-te-gjithe-ata-qe-e-shohin-pensionin-larg/#respond Thu, 19 Feb 2026 08:49:05 +0000 https://www.credinsinvest.com/?p=8736 A po bëjmë mjaftueshëm për të pasur një të ardhme të qetë? Kjo është pyetja mbi të cilën ngrihet episodi i 7 i podcast-it të Credins Invest, “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!”. E ftuar është Albana Bode, një nga personat kyç...

The post “Sa më herët të kursesh, aq më i madh është fitimi” / Mesazhi i Albana Bodes, Asistent Drejtore e Degës pranë Credins Bank, për të gjithë ata që e shohin pensionin larg appeared first on Credins Invest.

]]>
A po bëjmë mjaftueshëm për të pasur një të ardhme të qetë? Kjo është pyetja mbi të cilën ngrihet episodi i 7 i podcast-it të Credins Invest, “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!”.

E ftuar është Albana Bode, një nga personat kyç në promovimin dhe këshillimin për fondin e pensionit privat pranë Credins Bank.  Përmes përvojës së saj të përditshme në degë si Asistent Drejtore Dege, Znj.Bode sjell qasjen që individët kanë për këtë fond, sikurse punën e vazhdueshme që bëhet për ndërgjegjësim.

Ajo bën të ditur se mes shumë produkteve bankare, fondi i pensionit privat zë një vend të rëndësishëm.  “Ai prezantohet jo vetëm si një produkt financiar, por si një investim afatgjatë, për veten dhe familjen”, thekson Znj.  Bode.

Por çfarë është fondi i pensionit privat?

Me fjalë të thjeshta, Znj. Bode e përshkruan si “një kursim afatgjatë që individi e akumulon vetë për të ardhmen, përtej pensionit shtetëror, për stabilitet financiar dhe një jetë më të qetë në moshën e pensionit”.

Pyetjes se si i prezantohet ky produkt personave të cilët nuk janë në dijeni për të, Znj.Bode i përgjigjet duke renditur të gjitha hallkat e procesit. Ajo thotë se fillimisht individëve iu bëhet një shpjegim i thjeshtë dhe i qartë për fondin e pensionit privat, më pas iu renditen benefitet dhe përfitimet konkrete, si dhe theksohet fleksibiliteti që ka produkti (nis me një kontribut fillestar mujor të cilin mund ta ndryshosh me kohën).

Sipas Znj.Bode, besimi është faktori kyç që çon drejt vendimmarrjes. Duket se, vendimmarrja për të patur një fond pensioni privat shkon përtej objektivave individuale.  Znj.Bode tregon nga eksperienca e saj se shumë prindër kanë zgjedhur të investojnë që herët për fëmijët e tyre, duke krijuar një bazë të sigurt për të ardhmen e tyre financiare.

Ndërsa sfida më e madhe mbetet mentaliteti se pensioni është larg dhe s’ka arsye përse të investohet në të tashmen, ajo i bën thirrje kujtdo me këtë mendim: “Duhet të investosh sa më shpejt për përfitime sa më të larta nesër!”

Në përmbyllje të episodit, Znj. Bode cilëson se “fondi i pensionit privat është produkt financiar, por mbi të gjitha është produkt social sepse lidhet drejtpërdrejt me mirëqenien, dinjitetin dhe qetësinë në moshën e tretë”.

Për të dëgjuar bisedën e plotë me Albana Bode, Asistent Drejtore pranë Credins Bank, dhe për të kuptuar më shumë mbi fondin e pensionit privat, ju ftojmë të ndiqni episodin e plotë të podcast-it të Credins Invest, “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!”, duke klikuar linkun më poshtë.

The post “Sa më herët të kursesh, aq më i madh është fitimi” / Mesazhi i Albana Bodes, Asistent Drejtore e Degës pranë Credins Bank, për të gjithë ata që e shohin pensionin larg appeared first on Credins Invest.

]]>
https://credinsinvest.holizmi.com/sa-me-heret-te-kursesh-aq-me-i-madh-eshte-fitimi-mesazhi-i-albana-bodes-asistent-drejtore-e-deges-prane-credins-bank-per-te-gjithe-ata-qe-e-shohin-pensionin-larg/feed/ 0
RAPORTE MUJORE JANAR 2026 https://credinsinvest.holizmi.com/raporte-mujore-janar-2026/ https://credinsinvest.holizmi.com/raporte-mujore-janar-2026/#respond Fri, 13 Feb 2026 16:01:03 +0000 https://www.credinsinvest.com/?p=8710 Ju njoftojmë që Credins Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare Raportet Mujore, Janar 2026 lidhur me ecurinë e fondit të investimit “Credins Premium” dhe fondit të pensionit “Credins Pension”. Për informacion më të detajuar, ju rekomandojmë të lexoni raportet e plota: Raporti Mujor Credins...

The post RAPORTE MUJORE JANAR 2026 appeared first on Credins Invest.

]]>
Ju njoftojmë që Credins Invest sh.a. ka publikuar në faqen zyrtare Raportet Mujore, Janar 2026 lidhur me ecurinë e fondit të investimit “Credins Premium” dhe fondit të pensionit “Credins Pension”.

Për informacion më të detajuar, ju rekomandojmë të lexoni raportet e plota:

Raporti Mujor Credins Premium, Janar 2026 

Raporti Mujor Credins Pension, Janar 2026

Raporti Mujor Credins Master Pension, Janar 2026

Raporti Mujor Credins Dynamic, Janar 2026

The post RAPORTE MUJORE JANAR 2026 appeared first on Credins Invest.

]]>
https://credinsinvest.holizmi.com/raporte-mujore-janar-2026/feed/ 0
“Besoju syve të tu: Kontrolloje vetë ku shkojnë paratë e pensionit” / Drejtor i IT-së pranë Credins Invest: Teknologjia, aleat sigurie dhe transparence https://credinsinvest.holizmi.com/besoju-syve-te-tu-kontrolloje-vete-ku-shkojne-parate-e-pensionit-eksperti-i-it-se-prane-credins-invest-teknologjia-aleat-sigurie-dhe-transparence/ https://credinsinvest.holizmi.com/besoju-syve-te-tu-kontrolloje-vete-ku-shkojne-parate-e-pensionit-eksperti-i-it-se-prane-credins-invest-teknologjia-aleat-sigurie-dhe-transparence/#respond Tue, 10 Feb 2026 11:10:58 +0000 https://www.credinsinvest.com/?p=8697 Sa i sigurt është pensioni privat në epokën digjitale? Pyetja merr përgjigje në episodin e gjashtë të podcast-it të Credins Invest, “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!”. I ftuar në këtë episod është Elton Laci, Drejtor i IT-së pranë Credins Invest. Ai...

The post “Besoju syve të tu: Kontrolloje vetë ku shkojnë paratë e pensionit” / Drejtor i IT-së pranë Credins Invest: Teknologjia, aleat sigurie dhe transparence appeared first on Credins Invest.

]]>
Sa i sigurt është pensioni privat në epokën digjitale? Pyetja merr përgjigje në episodin e gjashtë të podcast-it të Credins Invest, “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!”. I ftuar në këtë episod është Elton Laci, Drejtor i IT-së pranë Credins Invest.

Ai ndan një panoramë të qartë mbi rolin thelbësor që ka Teknologjia e Informacionit në sistemin online të fondeve të pensioneve private, duke garantuar monitorim të vazhdueshëm dhe, rrjedhimisht, mbrojtjen e kursimeve të anëtarëve.

Sipas Elton Lacit, roli i IT-së në një fond pensioni privat është thelbësor, jo vetëm për funksionimin teknik të sistemit online, por mbi të gjitha për sigurinë e të dhënave digjitale dhe transparencën që u ofrohet anëtarëve përmes aksesit të tyre online, në çdo moment dhe nga kudo.

Si funksionon aksesi online i anëtarëve?

Në momentin që një individ bëhet pjesë e fondit të pensionit privat dhe blen kuotën e parë, ai pajiset me kredenciale personale (username dhe password) për të aksesuar llogarinë e tij online. Fjalëkalimi fillestar është 1-përdorimësh dhe duhet të ndryshohet menjëherë nga vetë anëtari.

Laci thekson se anëtarët nuk duhet të përdorin emrin, mbiemrin apo datën e lindjes së tyre si password; ai duhet të jetë unik dhe i personalizuar, në mënyrë që të minimizohet cdo rrezik digjital, si dhe t’mos ndahet me askënd, as me familjarë, e po ashtu t’mos ruhet si fjalëkalim nëpër pajisje personale.

Llogaria online ofron informacion të detajuar mbi:

  • kontratën e lidhur me fondin e pensionit
  • vlerën e kontributit fillestar
  • vlerën e kontributeve në total (deri në momentin e aksesit online)
  • interesat e përfituara (ditore, tremujore, që nga fillimi i fondit)
  • transaksionet e kuotave

Siguria kibernetike dhe kontrolli i vazhdueshëm

Rreziqet kibernetike janë reale dhe në rritje por, sipas Lacit, sistemi online i fondeve të pensionit privat është ndërtuar me disa nivele sigurie.

Çdo veprim në llogaritë online të anëtarëve monitorohet përmes një audit lock, që regjistron:

  • kohën e aksesimit
  • vendndodhjen
  • tentativat e pasuksesshme

Nëse një anëtar tenton të hyjë disa herë gabimisht, sistemi bllokohet automatikisht. Laci shton gjithashtu se bëhen analiza periodike të aksesit dhe të sjelljes në sistem, në orare dhe periudha të ndryshme, për të siguruar përdorim të sigurt në çdo kohë.

“Është e rëndësishme të theksohet se anëtarët nuk mund të kryejnë veprime apo transaksione online. Platforma shërben vetëm si pasqyrë informuese”, sqaron eksperti i IT-së.

Edukimi digjital, një proces i vazhdueshëm

Elton Laci pohon se një tjetër element i rëndësishëm për të garantuar standarde të larta sigurie është edukimi, jo vetëm i klientëve, por edhe i stafit.  Drejtoria e IT-së pranë Credins Invest duket se zhvillon trajnime periodike për mënyrën e përdorimit të sistemit online, ruajtjen e të dhënave dhe ndërgjegjësimin mbi rreziqet digjitale.

Për të dëgjuar diskutimin e plotë dhe për të mësuar më shumë mbi mënyrën se si teknologjia mbron pensionin tuaj privat, ju ftojmë të ndiqni episodin e gjashtë të podcast-it të Credins Invest, “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja!”, duke klikuar linkun më poshtë.

The post “Besoju syve të tu: Kontrolloje vetë ku shkojnë paratë e pensionit” / Drejtor i IT-së pranë Credins Invest: Teknologjia, aleat sigurie dhe transparence appeared first on Credins Invest.

]]>
https://credinsinvest.holizmi.com/besoju-syve-te-tu-kontrolloje-vete-ku-shkojne-parate-e-pensionit-eksperti-i-it-se-prane-credins-invest-teknologjia-aleat-sigurie-dhe-transparence/feed/ 0
HR i kompanisë Facilization: Si skema e pensionit privat ndryshon menaxhimin e të ardhurave https://credinsinvest.holizmi.com/hr-i-kompanise-facilization-si-skema-e-pensionit-privat-ndryshon-menaxhimin-e-te-ardhurave/ https://credinsinvest.holizmi.com/hr-i-kompanise-facilization-si-skema-e-pensionit-privat-ndryshon-menaxhimin-e-te-ardhurave/#respond Tue, 03 Feb 2026 09:22:32 +0000 https://www.credinsinvest.com/?p=8670 Në një treg pune gjithnjë e më konkurrues, ku diskutimi nuk kufizohet më vetëm te paga mujore, por te mënyra se si menaxhojmë dhe investojmë të ardhurat tona, kompanitë po ofrojnë gjithnjë e më shumë paketa benefitesh. Vitet e fundit, mes tyre po renditet edhe...

The post HR i kompanisë Facilization: Si skema e pensionit privat ndryshon menaxhimin e të ardhurave appeared first on Credins Invest.

]]>
Në një treg pune gjithnjë e më konkurrues, ku diskutimi nuk kufizohet më vetëm te paga mujore, por te mënyra se si menaxhojmë dhe investojmë të ardhurat tona, kompanitë po ofrojnë gjithnjë e më shumë paketa benefitesh. Vitet e fundit, mes tyre po renditet edhe përfshirja në skemë pensioni privat, si një mënyrë konkrete për të mos “abuzuar” me paratë që fitojmë me mund, por për t’i investuar për një të ardhme më të qetë.

Pikërisht kjo temë është në qendër të episodit të pestë të podcast-it “Të dish apo të kesh? Më mirë të dyja”, nga Credins Invest, ku e ftuar është Angelika Xhelili, Drejtuese e Departamentit të Burimeve Njerëzore në Facilization Shpk. Znj. Xhelili ndan përvojën e saj profesionale që nga momenti kur kompania vendosi të përfshinte skemën e pensionit privat në paketën e benefiteve, deri te impakti real që kjo nismë ka pasur te punonjësit.

Sipas saj, fillimisht ky vendim nuk ishte pjesë e një strategjie të mirëpërcaktuar afatgjatë, por erdhi si rezultat i një rishikimi të përgjithshëm të benefiteve që ofronte kompania. Vetëm më pas u kuptua se pensioni privat përfaqësonte shumë më tepër sesa një benefit shtesë: ishte një formë reale kursimi dhe sigurie për të ardhmen, që i ndihmon individët të menaxhojnë më me zgjuarsi të ardhurat dhe të shmangin konsumimin e tyre pa plan.

Ajo ndalet gjithashtu te procesi i detajuar që shoqëroi këtë vendim, duke theksuar analizat dhe kalkulimet konkrete të kryera nga kompania për të përcaktuar nivelin e kontributit dhe mënyrën e përfshirjes në skemë. Një nga elementët kyç, sipas saj, ishte ilustrimi i rritjes graduale të kontributeve me kalimin e kohës, çka e bëri skemën më të kuptueshme dhe më tërheqëse, edhe për punonjësit skeptikë apo për të rinjtë që pensionin e shohin ende si një realitet të largët.

Një nga aspektet më interesante që Znj. Xhelili ndan në podcast është fakti se disa punonjës kanë zgjedhur të investojnë përmes skemës së pensionit privat jo vetëm për veten e tyre, por edhe për prindërit. Ky vendim shihet si një formë mbështetjeje afatgjatë, më kuptimplotë sesa shpenzimet e përkohshme, dhe njëkohësisht si tregues i rritjes së kulturës financiare brenda kompanisë.

Në përmbyllje, Znj. Xhelili vlerëson se skema e pensionit privat përfaqëson një investim afatgjatë si për kompaninë, ashtu edhe për punonjësit. Duke u ofruar mundësinë për një pension të dytë, krahas atij shtetëror, punonjësit fitojnë më shumë siguri për të ardhmen, ndërsa kompania krijon kushte më të mira për të rekrutuar, zhvilluar dhe mbajtur talente, duke ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjata.

Për ta ndjekur episodin e plotë, ju ftojmë të klikoni në linkun si më poshtë:

The post HR i kompanisë Facilization: Si skema e pensionit privat ndryshon menaxhimin e të ardhurave appeared first on Credins Invest.

]]>
https://credinsinvest.holizmi.com/hr-i-kompanise-facilization-si-skema-e-pensionit-privat-ndryshon-menaxhimin-e-te-ardhurave/feed/ 0